Shteti i lejoi pronarët e pompave të mbyllura në veri t’i marrin derivatet dhe inventarin, policia jep detaje
Aktuale
July 21, 2024 - 10:39
Tri pompa të derivateve u mbyllën të martën në veri.
AKP-ja ka thënë se bëhej fjalë për prona të tyre që ishin lëshuar me qira, por që sipas tyre nuk ishin të pajisura me licencë nga MINT-i për operim dhe dy prej tyre nuk ishin as të fiskalizuara.
Pronarët e këtyre pompave janë lejuar që t’i marrin derivatet dhe inventarin.
Këtë për Express e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për veri, Veton Elshani.
Siç kanë thënë MINT-i, pronarët e këtyre pronave janë: Sllavoljub Vukoviq, pronar i kompanisë MCG-GR, Ratko Pavloviq, pronar i kompanisë SEKOS, dhe Milan Bozhoviq, pronar i kompanisë Min Prom.