Osmani takohet me kryeministrin e Luksemburgut
Aktuale
July 20, 2024 - 13:25
Presidentja e Vjosa Osmani, në kuadër të samitit të katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC), ka takuar Kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden.
Presidentja Osmani ka thënë se si aleatë demokratik, shtetet tona janë plotësisht të përkushtuara për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit.
"Në takim diskutuam edhe rrugën euroatlantike të Kosovës, me ç’rast i shpreha mirënjohjen e thellë Kryeministrit Frieden për mbështetjen e fortë të Luksemburgut", ka theksuar Presidentja. /Zëri