Daçiqi paralajmëron arrestime në Luginë, pyet EULEX-in pse nuk lëshoi fletarrest për Faton Hajrizin

Daçiqi paralajmëron arrestime në Luginë, pyet EULEX-in pse nuk lëshoi fletarrest për Faton Hajrizin

Aktuale July 20, 2024 - 11:15

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq pritet që të shfrytëzoj rastin e Faton Hajrizit për të arrestuar shqiptarë në Luginën e Preshevës.

Daçiqi ka thënë sot se janë arrestuar disa bashkëpunëtor që sipas tij, kanë ndihmuar Faton Hajrizin gjatë kohës sa ishte në arratisje nga burgu në Kosovë, ndërsa ka paralajmëruar se po kërkohen edhe bashkëpunëtorë të tjerë në Preshevë e Bujanovc dhe se nga Gjermania do të kërkojnë arrestimin e Artan Hajrizit, vëllait të Fatonit, transmeton Zeri.info.

“Kur dikush sulmon shtetin siç ka bërë Faton Hajrizi, atëherë është akt terrorist.Në Preshevë dhe Bujanoc po kërkohet për personat që kanë ndihmuar vrasësin e policit.Në parim e kemi rikonstruktuar se si ka ndodhur e gjitha, në kuptimin që ka nisur nga Presheva, se ka pasur logjistikë atje dhe ka koordinuar një person se kush do ta transportojë dhe kanë kërkuar shofer”, thotë Daçiqi.

Ai tha se Hajrizi ishte i ri në luftë dhe nuk kishte mundësi të ishte pjesë e UÇK-së, por se është në grupin i cili mbështet luftën e UÇK-së.

“Ai ishte relativisht i ri për të marrë pjesë në aktivitete luftarake gjatë bombardimeve të NATO-s, por i përket një grupi që lavdëron Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës . Ne do të përcaktojmë se cilat ishin qëllimet dhe motivet e tij, presim përgjigje nga Gjermania për pyetjet nëse ai ishte vërtet në Gjermani apo jo - tha ai.

Daçiq tha se ka "shumë pyetje të hapura, siç është pyetja për EULEX-in pse nuk është lëshuar një fletarrest ndërkombëtar për Hajrizin nëse ai tashmë ishte arratisur nga burgu".

Sipas tij, ka më shumë gjasa që të ketë një skenar tjetër, që dikush të ketë sjellë pasaportën e vëllait në Republikën e Kosovës dhe të ketë qenë marrëveshje. /Zëri