Kosova i dorëzon komentet mbi planin e sekuencimit të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, Foto: Arkiv;
Qeveria e Kosovës i ka dorëzuar në Bruksel komentet mbi dokumentin e planit të sekuencimit për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Këtë e ka konfirmuar Klisman Kadiu, këshilltari i kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, i cili tha se qeveria i ka dërguar komentet e saja sipas afatit.
Kurse, kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, në një intervistë në KTV tha se raporti i dërguar në Bruksel është shtatëfaqësh, por që nuk e tregoi përmbajtjen konkrete të tij, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa, kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se Kosova po insiston në respektimin e marrëveshjes dhe zbatimin e saj, por sipas tij, për këtë gjë nevojitet nënshkrimi sepse do të ishte garanci.
Në takimin e fundit në Bruksel nuk ka pasur ndonjë përparim në zbatimin e Marrëveshjes. /rtk