“Nuk ka përplasje mes ushtrive”, Serbia ashpërson luftën hibride kundër Kosovës

“Nuk ka përplasje mes ushtrive”, Serbia ashpërson luftën hibride kundër Kosovës

Aktuale July 19, 2024 - 22:41

Kosova dhe Serbia mund të kenë luftë ‘hibride’, por jo klasike. Kështu vlerësojnë njohësit e sigurisë paralajmërimet dhe alarmet që lëshohen vazhdimisht nga krerët shtetërorë.

Ish-ministri i Brendshëm i Kosovës, Bejtush Gashi thekson se mundësia e një agresioni serb në veri të vendit me ushtri klasike është shumë e vogël, por rreziku mbetet prezent në përballjen diplomatike dhe atë të fshehtë, apo hibride siç njihet ndryshe.

“Ndërhyrja e Serbisë në Kosovë pamundësohet dhe nga prezenca e NATO-s, pas  Serbia nuk është e gatshme për një gjë të tillë, ngase këtu ende është KFOR-i, kjo ia pamundëson Serbisë çfarëdo vendimi eventual për rinisjen e ndonjë lufte”, tha Bejtush Gashi, ish Ministër i Brendshëm.

Rreziku i luftës hibride dhe ashpërsimi i saj nga Serbia ndaj Kosovës, është vërtetuar sipas zyrtaret e lartë të inteligjencës së Kosovës.

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjes së AKI-së, Ganimete Musliu thotë “se shërbimet sekrete serbe, vijojnë të kenë si qëllim cenimin e sigurisë së Kosovës përmes mekanizmave shtetërore dhe jo shtetërore”.

Musliu shton “se projekti ‘bota serbe’, vlerësohet se do të ketë ndikim në sigurinë rajonale pasi shfaqi qëllimet territoriale ndaj fqinjëve.

Serbia në planet e saj ka dhe një qëllim të madh, ajo përdor këto skenarë, për të përfituar sa më shumë në procesin e dialogut për normalizim të marrëdhënieve në mes të dy vendeve, pasi çdo vonesë për të finalizuar këtë proces, Vuçiqi e llogarit si fitore. /a2cnn