Daçiqi për Faton Hajrizin: Kërkoi ujë nga vendasit dhe kështu u zbulua

Daçiqi për Faton Hajrizin: Kërkoi ujë nga vendasit dhe kështu u zbulua

Aktuale July 19, 2024 - 15:56

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka folur sot pasi ka konfirmuar vrasjen e Faton Hajrizit, i cili ishte në kërkim për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri.

"Ne publikuam një foto. Kjo ndihmoi, një vendas e njohu sepse ai kërkoi ujë prej tij”, tha Daçiq.

Ai deklaroi se Hajrizin fshihej buzë lumit, duke kërkuar një rrugë për ta kaluar.

“Kur ka ardhur policia ka qëlluar, policia ka gjuajtur dy të shtëna, ai ka nisur të vrapojë, ka gjuajtur nëntë plumba, e ka likuiduar policia, nuk e ka pasur në plan të dorëzohet, është kriminel mizor dhe i pabesë, kjo është vrasja e pestë apo të gjashtë që ka kryer”, thotë Daçiq për Hajrizin

Ai thekson se ky është një rast ndërkombëtar.

Mirëpo, siç tha ministri, janë arrestuar më shumë persona të cilët nuk kishin asnjë lidhje me këtë ngjarje.

Ai tha se do t'i kërkojë Gjermanisë që të ekstradojë vëllain e tij .

" Historia se vëllai i tij i vodhi dokumentet është gënjeshtër. Pse u kthye nëse ishte në Gjermani. Ai ia dërgoi dokumentet dhe ai është bashkëpunëtor”, thotë Daçiq./Zëri