Daçiqi thotë se është vrarë Faton Hajrizi

Daçiqi thotë se është vrarë Faton Hajrizi

Aktuale July 19, 2024 - 14:03

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se autoritetet kanë vrarë vrasësin e policit.

“Anëtarët e policisë vranë një vrasës policie në afërsi të Lloznicës”, tha Daçiqi, raportojnë mediat serbe, transmeton Zeri.info.

Daçiqi thuhet se ka dalë në vendin e ngjarjes.

Kujtojmë se shtetasi nga Kosova, Faton Hajrizi, është i dyshuar për vrasjen e policit serb Nikolla Krsmanoviq dhe plagosjen e Vjekoslav Iliqit në Lloznicë.