“Më mirë të mos isha zgjuar fare” – flet nëna e policit serb që dyshohet se u vra nga Faton Hajrizi

“Më mirë të mos isha zgjuar fare” – flet nëna e policit serb që dyshohet se u vra nga Faton Hajrizi

Aktuale July 19, 2024 - 12:21

Nëna e policit serb, Nikola Krsmanoviq, që dyshohet se është vrarë nga Faton Hajrizi, ka folur rreth krejt kësaj ngjarjeje.

Në një intervistë, ajo ka treguar komunikimin e fundit me djalin e saj.

“Mesazhi i fundit që më dërgoi ishte ‘A ke fjetur?’. Tani kjo që ndodhi, do të ishte më mirë të mos isha zgjuar fare”, tha ajo për Kurir-in.

"Ai tha se do të vinte për mua dhe për mbesën time... Nuk u pajtuam kështu bir. Nuk e di si do të bëj pa të dhe çfarë do të bëj më pas. I shikoj fotot dhe vetëm kaq më ka mbetur... Ai ishte shumë i lumtur, njeriu im i gëzuar", thotë Liljana.

Kujtojmë se Hajrizi vazhdon të jetë ende në arrati dhe se policia e Serbisë po vazhdon kërkimet për kapjen e tij.

Image