Kurti vizitoi vendpunimet e rrugës në segmentin Kijevë – Dollc

Kurti vizitoi vendpunimet e rrugës në segmentin Kijevë – Dollc

Aktuale July 19, 2024 - 12:10

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me bashkëpunëtorë sot gjatë paradites ka vizituar vendpunimet e rrugës Kijevë - Zahaq, segmenti Kijevë - Dollc.

Ai u njoftua nga menaxherët e kontratave të tre loteve të këtij segmenti mbi ecurinë e punimeve.

Kryeministri thuhet se përshëndeti edhe falënderoi punëtorët dhe kompanitë për punën që po e bëjnë në realizimin sa më të shpejët të këtij projekti infrastrukturor me rëndësi të madhe për rajonin e Pejës.

Në javën e parë të muajit korrik u hapën procedurat për dorëzimin e ofertës për ndërtimin e Rrugës Nacionale N9 Kijevë - Zahaq, përkatësisht segmenti Dollc - Zahaq. Segmenti i kësaj rruge ka gjatësi totale 16.27 km, e ndarë në 4 lote, me buxhet të planifikuar të projektit prej rreth 46 milionë €. /Zëri

Image

Image

Image