Osmani tregon çfarë diskutoi dje në takim me Macronin
Aktuale
July 19, 2024 - 11:16
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka takuar dje presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
Osmani ka bërë të ditur se me Macronin ka diskutuar rëndësinë e ecjes përpara drejt integrimit të plotë të Kosovës në strukturat euroatlantike, transmeton Zeri.info.
“Dje me presidentin Macron diskutuam mbi rëndësinë e ecjes përpara drejt integrimit të plotë të Kosovës në strukturat euroatlantike, në partneritet me aleatët tanë dhe në dobi të të gjithë qytetarëve tanë, pa dallim”, shkroi Osmani.
Takimi mes Osmanit dhe Macronit është zhvilluar në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Britaninë e Madhe. /Zëri