Bekë Berisha: 600 policë të angazhuar për të ruajtur aktivistët e LVV-së, teksa ata incizojnë spot elektoral në Ujman
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, ka shprehur kritika të ashpra ndaj mobilizimit të Policisë së Kosovës për mbrojtjen e aktivistëve të Vetëvendosjes gjatë vizitës së tyre në liqenin e Ujmanit.
Sipas Berishës, ky angazhim i tepruar është i panevojshëm dhe demotivues për policët.
“600 polic të Kosovës të mobilizuar në pishë të diellit në temperaturë 40°C që të sigurojnë “aktorët” e aktivistët e VV-së gjatë incizimit të spotit elektoral!
Manifestimi i “sovranitetit“ Kryeministër kthej policët në orar normal.
Ky gjest ka demotivuar Policinë! Sovraniteti mbrohet me miq nga qeveria e Kosovës!
Ai kritikoi ashpër këtë veprim, duke e quajtur një manifestim të panevojshëm të “sovranitetit” dhe bëri thirrje për kthimin e policëve në orar normal.
” Kryeministër kthej policët në orar normal. Ky gjest ka demotivuar Policinë! Sovraniteti mbrohet me miq nga qeveria e Kosovës,” shtoi ai.
Berisha theksoi se angazhimi i tepërt i policisë për një aktivitet të tillë është një shpenzim i panevojshëm i resurseve dhe një barrë për policët, të cilët po punojnë në kushte të vështira atmosferike.