Serbia me helikopter nis kërkimet për Hajrizin, i dyshuar për vrasjen e policit serb [video]

Serbia me helikopter nis kërkimet për Hajrizin, i dyshuar për vrasjen e policit serb [video]

Aktuale July 18, 2024 - 20:16

Autoritetet në Serbi kanë nisur sot në orën 19:00 kërkimet edhe me helikopterë mbi zonën ku ndodhi vrasja e mbrëmshme e policit.

Helikopterët po vazhdojnë të fluturojnë mbi zonën e Lloznicës, shkruan mediat serbe, transmeton Zeri.info.

Kryetari i komunës së Loznicës, Vidoje Petroviq, ka thënë sot se vrasja e policit Nikolla Krsmanoviq është akt terrorist dhe sulm ndaj shtetit të Serbisë, të cilin të gjithë zyrtarët e dënojnë ashpër.

Kujtojmë se sot Ministria e Brendshme e Serbisë ka thënë se në vendngjarje është gjetur një pasaportë e të dyshuarit, e lëshuar nga autoritetet e Kosovës, me emrin e Artan Hajrizit - i lindur më 1991 - dhe një dokument tjetër gjerman identifikimi.

Daçiq tha gjithashtu se po vërtetohen faktet nëse personi të cilit i kanë mbetur dokumentet në veturë është realisht vëllai i Artan Hajrizit, i cili është arratisur nga një burg në Kosovë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by 192.RS (@192_rs)

"Është e mundur që ky është një identitet i rremë”, tha Daçiq.

Më herët gjatë ditës, Artan Hajrizi deklaroi për mediat se gjendet në Gjermani dhe se i vëllai, Fatoni, ia ka vjedhur pasaportën e tij./Zëri