MPJD-ja reagon pasi Maqedonia e Veriut ia caktoi 30 ditë paraburgim ish-ushtarit të UÇK-së

MPJD-ja reagon pasi Maqedonia e Veriut ia caktoi 30 ditë paraburgim ish-ushtarit të UÇK-së

Aktuale July 18, 2024 - 18:50

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka reaguar pasi shtetasit të Kosovës, Blerim Ramadani, i është caktuar masa 30-ditore e paraburgimit me vendim të Gjykatës Themelore në Shkup.

MPJD-ja përmes një reagimi ka thënë se Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup eshte angazhuar me ekip të ekspertëve juridik për lirimin sa më të shpejtë të Ramadanit dhe kthimin e tij në familje, transmeton Zeri.info.

“MPJD dhe institucionet e Kosovës do të përdorin të gjitha kanalet diplomatike për të siguruar lirimin e shtetasit tonë”, thuhet në reagim.

Blerim Ramadani është ndaluar më 17 korrik 2024 në pikëkalimin kufitar Jazhincë, bazuar në një fletë arresti të lëshuar nga Gjykata e Beogradit, përmes INTERPOL Serbia, me pretendimin për krime lufte në verën e vitit 1999 në rajonin e Nerodimës. /Zëri