Osmani takohet me Scholzin në Britani

Osmani takohet me Scholzin në Britani

Aktuale July 18, 2024 - 17:01

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se është takuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Osmani ka thënë se me Scholzin kanë diskutuar për angazhimin e përbashkët për integrimin euroatlantik të Kosovës, transmeton Zeri.info.

“Diskutim i rëndësishëm me Kancelarin Scholz në kuadër të Samitit të Liderëve të EPC-së, lidhur me angazhimin tonë të përbashkët për integrimin euroatlantik të Kosovës”, ka shkruar Osmani në platformën “X”. /Zëri