Incidenti në Serbi, MPJD-ja apelon të shmanget lëvizja përmes territorit serb
Foto: Laura Hasani

Incidenti në Serbi, MPJD-ja apelon të shmanget lëvizja përmes territorit serb

Aktuale July 18, 2024 - 11:14

Një polic serb mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos sot në Loznicë të Serbisë.

Sipas zyrtarëve serbë, i dyshuari për këtë rast është kosovari me nënshtetësi gjermane, Artan Hajrizi.

Lidhur me këtë rast kanë reaguar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Sipas një njoftimi, MPJD-ja tha se është duke mbledhur informacione rreth këtij rasti.

“Të dashur qytetarë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes Zyrës Ndërlidhëse në Beograd po ndjek nga afër zhvillimet në lidhje me pretendimet e Ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiq për një incident në magjistralen afër Loznicës në Serbi, ku pretendon që ka mbetur i vrarë një polic serb dhe i përfshirë në këtë rast sipas tij është një shtetas i Republikës së Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të mbajë të informuar opinionin publik për këtë rast dhe apelon te mërgimtarët dhe qytetarët e Kosovës që të rrisin kujdesin gjatë kalimit nëpër Serbi dhe sipas vlerësimit të situatës të shmangin lëvizjen përmes territorit serb”, thuhet në njoftim.

Nga ministria e Brendshme e Serbisë thonë se në veturën e të dyshuarit është gjetur një pasaportë e Kosovës si dhe një letërnjoftim i Gjermanisë.

Për kërkimin e të dyshuarit për sulm, autoritetet serbe kanë ngritur në ajër dronë e helikopterë si dhe kanë kërkuar ndihmë e shumë njësive të policisë kufitare në Serbi.

Njoftimi i plotë i MPJD-së, pa ndërhyrje:

Të dashur qytetarë,

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes Zyrës Ndërlidhëse në Beograd po ndjek nga afër zhvillimet në lidhje me pretendimet e Ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiq për një incident në magjistralen afër Loznicës në Serbi, ku pretendon që ka mbetur i vrarë një polic serb dhe i përfshirë në këtë rast sipas tij është një shtetas i Republikës së Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të mbajë të informuar opinionin publik për këtë rast dhe apelon te mërgimtarët dhe qytetarët e Kosovës që të rrisin kujdesin gjatë kalimit nëpër Serbi dhe sipas vlerësimit të situatës të shmangin lëvizjen përmes territorit serb. /Zëri