LDK: Rriten shërbimet shtëpiake shëndetësore në Prishtinë, nga 70 në 200 gjatë ditës
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka postuar një video në Facebook, ku tregohet për shërbimin shtëpiak shëndetësor në komunën e Prishtinës.
Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Izet Sadiku, ka thënë se janë rritur shërbimet shtëpiake shëndetësore.
“Shërbimi shtëpiak është shërbim, i cili i ofrohet në shtëpi çdo qytetari i cili për arsye shëndetësore ose për shkak të moshës nuk mundet ta marrë shërbimin në institucionet shëndetësore në kryeqytet”, thotë Sadiku në video.
Sipas tij, “deri në vitin 2022, ky shërbim ka pasur një ekip mjekësor që ka punuar pesë ditë të javës nga 8 orë”.
“Zakonisht ka ofruar rreth 70 shërbime dhe vizita në ditë. Në dy vitet e fundit, ne kemi rritur këtë shërbim dhe tash e dy vite kemi 4 ekipe mjekësore, të cilat punojnë 7 ditë të javës nga 12 orë. Pra, nga 5 dirë të javës me 8 orë pune, tani kemi 7 dite në javë nga 12 orë”, thotë drejtori Sadiku.
Ai shton se qeverisja e LDK-së në Prishtinë ka bërë që tash të jenë mbi 200 vizita dhe shërbime mjekësore çdo ditë.
“Pra nga 70, në 200 shërbime në ditë”, thotë Sadiku.