Vuçiqi me deklaratë pas vrasjes së policit në Serbi
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka ngushëlluar familjen e policit, Nikolla Kërsmanoviq, i cili u vra mbrëmë, rast për të cilin autoritetet serbe pretendojnë se i dyshuar është një kosovar.
“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të djalit dhe vëllait tuaj, policit trim Nikolla Krsmanoviq. Përkushtimi i tij në shërbim dhe pa frikë kontribuoi pa masë në ruajtjen e sigurisë dhe paqes në vendin tonë. Humbja është e pariparueshme, jo vetëm për ju, familjen e tij, por edhe për mbarë vendin tonë”, ka thënë Vuçiqi.
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha më herët se policia është në kërkim të autorit të këtij rasti.
Ai mes të tjerash deklaroi se “në vendin e ngjarjes policia gjeti pasaportën e të dyshuarit, të lëshuar nga institucionet e Kosovës në emër të Artan Hajzirit (1991)”.