Dyshimet se një kosovar e vrau policin serb, flet Kurti
Foto: Laura Hasani

Dyshimet se një kosovar e vrau policin serb, flet Kurti

Aktuale July 18, 2024 - 10:52

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se organet e sigurisë janë duke grumbulluar informacionet për rastin ku u vra një polic në Llozicë të Serbisë e ku i dyshuar është një kosovar.

Image

Kurti ka bërë thirrje të përcillen komunikatat e Policisë dhe institucioneve në lidhje me këtë rast.

“Nuk kam diçka shtesë, mirëpo organet e sigurisë po i grumbullojnë informacionet dhe ju kisha lutur që të përcillni me vëmendje komunikatat e Policisë, Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Jashtme”, tha Kurti sot në një konferencë për media.