Ministrja Gërvalla fton diasporën të regjistrohet
Foto: Laura Hasani

Ministrja Gërvalla fton diasporën të regjistrohet

Aktuale July 18, 2024 - 10:32

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, i ka bërë thirrje diasporës të marrë pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë.

Gërvalla, përmes një videoje të postuar në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se 600 mijë qytetarë të Kosovës anekënd botës kanë shfrytëzuar mundësinë për t’u regjistruar, por që sipas saj numri i qytetarëve në diasporë është më i madh.

“Duke e ditur që numri i qytetarëve tanë jashtë vendit është shumë më i madh, ju inkurajojmë që ju dhe familjet tuaja të regjistroheni sa më parë përmes platformës ‘E-Diaspora’. Regjistrimi nuk zgjat më shumë se 10 minuta”, shprehet Gërvalla në videon e publikuar.

Kujtojmë se procesi i regjistrimit të qytetarëve jashtë vendit do të vazhdojë deri më 31 gusht.