Në Britani mbahet Samiti i Komunitetit Politik Evropian, pjesëmarrëse edhe Osmani
Presidentja Vjosa Osmani do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin e katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC), që mbahet sot në Britani të Madhe.
Osmani do t’u bashkohet 46 liderëve të tjerë të shteteve evropiane, institucioneve të BE-së, NATO-s, e organizatave të tjera ndërkombëtare, me qëllim të adresimit të çështjeve më urgjente për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve anekënd Evropës.
Siç bën të ditur, Presidenca ajo do të marrë pjesë në dy sesionet plenare të EPC-së, si dhe në tryezën e rrumbullakët të liderëve me temë “Mbrojtja e demokracisë: luftimi i manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja”.
Në kuadër të këtij samiti, shefja e shtetit të Kosovës do të zhvillojë takime bilaterale me liderë të tjerë evropianë, si dhe do të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga mbreti Charles III dhe kryeministri Keir Starmer.
Gjatë takimeve bilaterale, Osmani do të diskutojë rëndësinë e forcimit të aleancave të Republikës sonë, si dhe thellimit të bashkëpunimit me shtetet partnere me fokus të veçantë në fushën e sigurisë.
Në këtë takim pjesëmarrës do të jetë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.