Pas dy dekadave, pronarët e ligjshëm marrin pronat në veri të Mitrovicës
Foto: Laura Hasani

Pas dy dekadave, pronarët e ligjshëm marrin pronat në veri të Mitrovicës

Aktuale July 18, 2024 - 08:30

Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP) sot do të bëjë dorëzimin e çelësave te pronarët e ligjshëm për pronat e tyre në veri të Mitrovicës.

“Pas më shumë se dy dekadave, ata do të kenë mundësinë të shfrytëzojnë pronat e tyre. Kjo arritje është rezultat e punës së palodhshme dhe përkushtimit të Agjencisë për mbrojtjen dhe rikthimin e pronave te pronarët e tyre të ligjshëm”, njofton Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.