Rënie e lehtë temperaturash, riga shiu e shkarkime rrufesh
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
IHMK-ja njofton se vranësirat gjatë ditës do të intensifikohen, duke krijuar kushte për riga shiu dhe shkarkime rrufesh, ndërsa në zonat e kufizuara ekziston rrezik për breshër.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.
Ndërkaq, edhe të premten do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen, duke krijuar mundësi për riga shiu me shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-33 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.