OVL e UÇK-së kërkon nga autoritetet maqedonase lirim të mënjehershëm të Blerim Ramadanit

OVL e UÇK-së kërkon nga autoritetet maqedonase lirim të mënjehershëm të Blerim Ramadanit

Aktuale July 17, 2024 - 22:57

OVL e UÇK-së ka reaguar pas arrestimit të ish-luftëtarit Blerim Ramadani, i cili është arrestuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut me fletarrest të Serbisë.

Në një reagim të OVL e UÇK-së dega në Ferizaj, thuhet se a ktakuzat e fabrikuara dhe arrestimet e bashkëluftëtarëve edhe pas 25 viteve, janë të padrejta dhe shqetësuese për të gjithë ne veteranët, transmeton Zeri.info.

Ata i kanë bërë apel autoriteteteve maqedonase lirim të menjëhershëm të Ramdanit.

Reagimi i plotë:

Ne veteranët e UÇK-së të Komunës së Ferizajt shprehim indinjatën e thellë për arrestimin e bashkëluftëtarit tonë Blerim Ramadani.

Blerim Ramadani gjatë mesditës së sotme u arrestua nga organet policore të Republikës Veriore të Maqedonisë, për shkak të veprimtarisë së tij të ngjeshur në shërbim të luftës për çlirim, akuza të fabrikuara këto nga shteti i Serbisë.

Aktakuzat e fabrikuara dhe arrestimet e bashkëluftëtarëve ende sot pas 25 viteve janë të padrejta dhe shqetësuese për të gjithë ne veteranët.

OVL UÇK dega në Ferizaj bën apel tek shteti Maqedon që menjëherë të lirojë Blerim Ramadanin, kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe ajo e Drejtësisë që të përdorë të gjitha mjetet diplomatike e juridike për lirimin sa më të shpejtë të bashkluftëtarit të lirisë, veteranin e ditëve të para.

Lufta e UÇK-së ishte e pastër me angazhimin e shumë djemve e vajzave të Kosovës të rreshtuar në radhët e UÇK-së, ishte dhe do të mbetet e pacenueshme dhe nuk do të njolloset asnjëherë.