Shefi i EULEX-it: Do ta vazhdojmë mbështetjen për Shërbimin Korrektues
Aktuale
July 17, 2024 - 15:02
Shefi i EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë me kënaqësi në Ceremoninë e Diplomimit të Gjeneratës së 44-t të 64 kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Në platformën X, ai e ka konfirmuar vazhdimin e mbështetjes së EULEX-it.
“Me kënaqësi të marrë pjesë në Ceremoninë e Diplomimit të Gjeneratës së 44-t të Trajnimit Profesional të Oficerëve Korrektues për 64 kadetët e Shërbimit Korrektues të Kosovës”.
“Duke u uruar të gjithë të diplomuarve më të mirën në përpjekjet e tyre dhe ritheksoj mbështetjen e EULEX-it për SHKK-në”, ka thënë Barbano.