Ramadani tregon dy goditjet ndaj Kosovës nga lufta hibride ruso-serbe
Foto: Laura Hasani

Ramadani tregon dy goditjet ndaj Kosovës nga lufta hibride ruso-serbe

Aktuale July 17, 2024 - 13:34

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka treguar se cilat janë goditjet ndaj Kosovës nga lufta hibride ruso-serbe.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka përmendur edhe parullën e famshme të Vetëvendosjes “Kosova u shkatërrua për 20 vjet”.

“Të dy këto fitore në betejat e kuftës hibride ruso-serbe paraqesin goditje thelbësore ndaj Kosovës”, shkroi ai ndër të tjera.

Postimi i plotë i Ramadanit, pa ndërhyrje:

Dy goditjet thelbësore ndaj Kosovës nga Lufta Hibride ruso-serbe!

1. Fitorja e parë e Luftës Hibride ruse e serbe ishte Raporti i Dick Marty-t.

Shtrembërimi i të vërtetës së Kosovës mbetet objektiv primar i Serbisë në raport me Kosovën dhe i Rusisë në raport me NATO-n.

2. Fitorja e dytë ishte përhapja (edhe sot e kësaj dite!) e parullës

“Kosova u shkatërrua për 20 vjet”!

Delegjitimimi i proceseve demokratike dhe zhbërja e besimit të popullit të Kosovës në shtetin tonë demokratik ishte nxitur nga operacione influencuese psikologjike të hartuara në Qendrën e Spiunazhit rus në Nish dhe të realizuara edhe përmes Idiotëve të Dobishëm brenda Kosovës.

Të dy këto fitore në betejat e Luftës Hibride ruso-serbe paraqesin goditje thelbësore ndaj Kosovës.