Nisin kolonat në pikat kufitare, këtu janë pritjet më të gjata
Foto: Laura Hasani

Nisin kolonat në pikat kufitare, këtu janë pritjet më të gjata

Aktuale July 17, 2024 - 13:07

Edhe këtë verë mërgimtarët kanë marrë rrugën për në Kosovë.

Shumë prej tyre me aeroplanë, disa me autobusë e pa dyshim më së tepërmi me vetura.

Familje të shumta nisen drejt Kosovës edhe këtë verë, ani pse temperaturat janë thuajse të përballueshme.

Ashtu siç edhe pritej tashmë kolonat kanë filluar të krijohen.

Në pikat kufitare në hyrje të Kosovës nga Serbia pritjet janë deri në gjysmë ore.

Në pikën kufitare tek Dheu i Bardhë pritjet janë 20-25 minuta, kurse në Merdar më pak ku pritja është 05-10 minuta.

Pritje deri në 25 minuta ka edhe në pikën kufitare në Muçibabë.

Kolona të ngjashme, por edhe më të gjata janë paraparë edhe për këtë sezon veror.

Edhe pse iu duhet të përballen me kolona në pikat kufitare shumë prej këtyre mërgimtarëve rruga për në shtëpi do t’u zgjatet si shkak i rrugëve të prishura në vendin tonë, e punimeve të cilat po bëhen anembanë një prej tyre edhe në pjesën e Merdarit e këtej, pra në Podujevë.

Image