Aliu për dënimin e “Ujkut”: Edhe një tjetër padrejtësi e madhe ndaj kombit tonë
Foto: Laura Hasani

Aliu për dënimin e “Ujkut”: Edhe një tjetër padrejtësi e madhe ndaj kombit tonë

Aktuale July 17, 2024 - 12:41

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka reaguar pasi Pjetër Shala u dënua më 18 vjet burgim dje nga Gjykata Speciale.

Për këtë dënim Aliu ka thënë se është “një tjetër padrejtësi e madhe e radhës ndaj gjithë kombit tonë”.

Ai ka thënë se dënimi i Shalës është “i rëndë e i pamerituar”.

“Edhe një tjetër padrejtësi e madhe e radhës ndaj gjithë kombit tonë, dënimi i rëndë e i pamerituar ndaj Pjetër Shalës”.

Aliu ka thënë se qëndrojnë gjithnjë në mbrojtje të luftës çlirimtare të UÇK-së.

“Ashtu siç ishim kundër Gjykatës Speciale kur themelimi i saj u propozua në Kuvend atëherë, dhe sot po kuptohet, fatkeqësisht, se kishim plotësisht të drejtë. Qëndrojmë gjithnjë në mbrojtje të luftës çlirimtare, të UÇK-së, të shqiptarëve e të historisë sonë. Lavdi luftës së pastër së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.”