“Novosti” dhe mediumi rus dezinformojnë për helmimet e nxënësve kosovarë gjatë viteve ’90, i quajnë aktorë
Mediumi serb “Novosti” ka dezinformuar mbi helmimet e mijëra nxënësve shqiptarë gjatë viteve 1989/1990, duke thënë se është një “sajesë” nga Qeveria e Kosovës.
Mediumi konstaton se nxënësit nuk janë helmuar pa dhënë asnjë provë, ndërsa ekzistojnë shumë fakte që e dëshmojnë ngjarjen tragjike.
Të njëjtin artikull dezinformues e ka publikuar edhe mediumi rus “RT Balkan”.
Çka raportoi Novosti?
“Autoritetet në Prishtinë duan të përfshijnë në regjistrin e viktimave aktorët e mashtrimit të drejtuar nga pranvera e vitit 1990. Prishtina me dekada nuk ka hequr dorë nga agjenda e sajimit të krimeve të ndryshme dhe atribuimit të tyre te serbët dhe tash e kanë këtë strategji në të cilën kategoria e “viktimave” duhet të përfshijë edhe “shqiptarët e helmuar” që gjoja helmuan strukturat serbe?! Asnjëherë nuk është vërtetuar që fëmijët shqiptarë janë helmuar, sepse nuk janë helmuar. Në pranverë, mars 1990, ata u sollën në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Prishtinë me pretendimin se ishin ekspozuar ndaj substancave toksike. Edhe pse fëmijët vinin nga shkolla të përziera, doli se vetëm shqiptarët ishin “helmuar” dhe se serbët ishin rezistent”.
Analiza:
Në fillim të gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 1989/1990 mijëra nxënës shqiptarë u helmuan gjatë datave 21- 23 mars 1990 nga Shërbimi Sekret Ushtarak i Armatës Jugosllave dhe Sigurimi Shtetëror i Serbisë nisën një fushatë helmuese ndaj nxënësve shqiptarë që në këtë kohë mësonin ndaras me nxënësit serbë në qytetet si Prishtinë, Ferizaj, Gjilan, Vushtrri, Podujevë, Mitrovicë etj., nga të cilat u helmuan afro 7000 nxënës shqiptarë nëpër shkolla të ndryshme. Ky helmim tek ata la efekte të dëmshme shëndetësore duke shkaktuar dhimbje koke, dhimbje barku apo edhe vjellje. Mjekët serbë konstatuan se nxënësit ishin helmuar, por pasi u kërcënuan nga regjimi serb, ata tërhoqën fjalët e tyre. Përveç kësaj mjekët serbë që punonin nëpër spitalet përkatëse refuzonin të i vizitonin nxënësit e helmuar.
Për këtë ngjarje u organizua një simpozium në Zagreb ku u prezantuan gjetjet dhe argumentet e krimit serb kundër të rinjve shqiptarë. Aty u tha se në Kosovë ndodhi induksioni psikik kolektiv.
“Novosti” ka ndjekur politikën mohuese të regjimit në Serbi për shtypjen, torturën e vrasjeve ndaj shqiptarëve etnikë në Kosovë gjatë luftës së fundit dhe para saj. Ky medium koment ngjarjen duke injoruar faktet që janë të dokumentuara. Gjithashtu, ky raportim është vazhdimësi e mohimit nga regjimi i asaj kohe.
Pas helmimeve të ndodhura në Kosovë, Beogradi zyrtar filloi një propagandë të egër ndaj shqiptarëve të Kosovës, posaçërisht ndaj personelit mjekësor shqiptar që kujdesej për të helmuarit, ndërsa atyre iu referuan si “Aktorë të Kanës”. /The Geopost