Drejtori i AKI-së po raporton për situatën e sigurisë në Komisionin Mbikëqyrës
Foto: Laura Hasani

Drejtori i AKI-së po raporton për situatën e sigurisë në Komisionin Mbikëqyrës

Aktuale July 17, 2024 - 10:13

Në Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë është duke raportuar drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti.

Mbledhja e këtij Komisioni është e mbyllur për media.

Kryetarja e këtij Komisioni, Ganimete Musliu, javën e kaluar ka thënë se Ajeti ne këtë mbledhje do të raportojë për situatën e sigurisë në Kosovë, kjo pas deklaratave të zyrtarëve shtetërorë se vendi mund të sulmohet përsëri nga grupet terroriste të trajnuara në Serbi.

“Kemi dëgjuar deklarata të shumta të krerëve të shtetit për ndjeshmërinë e sigurisë në vend”, ka thënë ajo javën e kaluar, pas mbledhjes së Komisionit ku kishte raportuar kryeinspektori i AKI-së, Kujtim Shala.