Rreth dy mijë dëshmi iu dorëzuan Institutit për Krime të Luftës

Rreth dy mijë dëshmi iu dorëzuan Institutit për Krime të Luftës

Aktuale July 16, 2024 - 23:04

Instituti që merret me dokumentimin e krimeve të luftës, vazhdon të mbledhë fakte e dëshmi.

Të martën, drejtori Atdhe Hetemi ishte në Shtime.

Kryetari i kësaj komune, Qemajl Aliu, ia dorëzoi atij rreth dy mijë fotografi e dëshmi të tjera të masakrave e dëmeve që shteti serb kreu në luftën e fundit në Kosovë.

Komuna e Shtimes ia dorëzoi Institutit për Krimet e kryera gjatë Luftës në Kosovë, mbi 2 mijë faqe materiale dhe fotografi të mbledhura si dëshmi  mbi dëmet njerëzore, materiale dhe ekonomike, që janë bërë nga okupatori serb, mbi popullatën shqiptare të kësaj  ane.

“ Jemi entuziast që do të bëhet një punë e mirë dhe para brezave të ardhshëm por edhe para krejt bashkësisë ndërkombëtare do të faktohet krejt krimi dhe dëmet që i ka shkaktuar kjo luftë popullit të pafajshëm në trojet e veta që është populli i Kosovës”, tha Aliu për RTK.

Grumbullimi i këtyre dosjeve është vlerësuar shumë i rëndësishëm nga drejtues të institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës.

“Roli i Institutit që mandati i institutit është dokumentues dhe hulumtues por sigurisht që ne do te jemi që ti ndihmojmë që ti asistojmë ti pajisim me dokumente dhe materiale të kësaj natyre të gjitha institucionet që mund të kenë nevojë në të ardhmen për materiale të tilla thamë  të gjitha institucionet mendoj në akademinë individët që bënë hulumtime në këtë drejtim institucionet e drejtësisë”, tha Atdhe Hetemi, drejtor i Ekzekutiv i Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës.

Ndërkohë që  këtij Instituti pritet që dëshmi të tilla për krimeve të luftës, t’i dorëzojnë edhe komunat e tjera nga e gjithë Kosova.