Rrëfimi i nënës së Faton Harjizit: Presidentja Osmani e di historinë e djalit, ka qenë përkthyese e tij në vitin 2001

Rrëfimi i nënës së Faton Harjizit: Presidentja Osmani e di historinë e djalit, ka qenë përkthyese e tij në vitin 2001

Aktuale July 16, 2024 - 18:50

Nëna e Faton Hajrizit, i arratisur javë më parë, ka dhënë detaje interesante për rastin e të birit të saj.

Shehrije Hajrizi ka deklaruar se në gjykimin e Faton Hajrizit, presidentja aktuale Vjosa Osmani, kishte qenë përkthyese në procesin gjyqësor.

Në këtë gjykim, Faton Hajrizi ishte dënuar për vrasjen e ushtarit rus.

“Në vitin 2000-2001 presidentja u kanë përkthyese në Gjykatë. Gjyqtari ka qenë suedez, gjyqtarja që e ka shpall dënimin ka qenë austriake. Vjosa Osmani ka qenë përkthyese komunikimin e gjykatës me Fatonin”.

“Në 2001 Fatoni i ka bërë 16 vjet në burg në Mitrovicë. Kemi shkuar me familje, Vjosa na ka kërku që gjyqtari suedez po thotë me mbajt gjysë ore vizitë, na gjysë ore. Vjosa ka shku me gjyqtarin ia kanë uru ditëlindjen”, ka thënë Shehrije Hajrizi në T7.