Qeveria me mbledhje elektronike, merr një vendim për “Trepçën”
Aktuale
July 16, 2024 - 11:11
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje elektronike.
Sipas njoftimit zyrtar, në këtë mbledhje Qeveria ka miratuar kërkesën e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për konfirmimin e interesit të përgjithshëm publik në ushtrimin e aktiviteteve nga ndërmarrja publike “Trepça” SHA.