Bajraktari: Dyshohet se prokurori Jack Smith është i përfshirë në korrupsion

Bajraktari: Dyshohet se prokurori Jack Smith është i përfshirë në korrupsion

Aktuale July 16, 2024 - 09:53

Sot ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është liruar nga një prej akuzave më të rënda, atë të publikimit të dokumenteve konfidenciale.

Lidhur me këtë rast ka folur vetë Trumpi, i cili tha se ky rast “duhet të jetë vetëm hapi i parë” i shumë të tjerave dhe bëri thirrje që edhe akuzat e tjera të tij të pushohen.

Rreth kësaj ka folur edhe një nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, Richard Grenell.

Ish-drejtori i Inteligjencës amerikane tha se të njëjtin fat e pret edhe Hashim Thaçin, pra lirimin nga akuzat.

Ai i përmendi prokurorin Jack Smith, i cili po hetonte rastin e ish-presidentit amerikan, e në Hagë e kishte hetuar edhe ish-presidentin Hashim Thaçi.

Ndërkaq avokati Ardian Bajraktari tha në Klan Kosova se Jack Smith dyshohet se është i përfshirë në korrupsion.

“Ndaj Smithit ka pasur pretendime të duarnduarshme edhe për përfshirje të elementeve të korrupsionit. Kohë më parë kemi qenë dëshmitarë të publikimit të disa raporteve të një ish-zyrtari të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kjo e vë në dyshim kredibilitetin e një procesi të tillë”, tha Bajraktari.