Kurti takoi Bordin e ri Mbikëqyrës të Trepçës, flasin për synimet afatgjata

Kurti takoi Bordin e ri Mbikëqyrës të Trepçës, flasin për synimet afatgjata

Aktuale July 15, 2024 - 17:43

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati takoi Bordin e ri Mbikëqyrës të Ndërmarrjes Publike "Trepça", të emëruar në mbledhjen e 212-të të Qeverisë.

Bëhet e ditur se ata diskutuan rreth veprimeve të menjëhershme dhe planet dhe synimet afatgjata për ndërmarrjen minerare.

“Kryeministri shprehu gatishmërinë e Qeverisë për ta përkrahur Trepçën kundrejt një plani të qartë të veprimit. Qeveria e Kosovës synon ruajtjen e pronësisë publike dhe rivitalizimin e Trepçës në përputhje me interesin shoqëror, ekonomik dhe mjedisor”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim e Kryeministrit.

Image