Policia në Ferizaj angazhon personel për menaxhimin e rasteve të zjarreve në rajonin e këtij qyteti
Policia rajonale e Ferizajt ka marrë masat e nevojshme dhe ka angazhuar personel të mjaftueshëm në menaxhimin e rasteve të zjarreve në rajonin e këtij qyteti.
Sipas një komunikate për media, policia në Ferizaj po angazhohet me përkushtim në parandalimin e zjarreve, duke koordinuar aktivitetet me institucionet lokale dhe agjencitë e tjera përkatëse.
“Aktualisht në rajonin e Ferizajt nuk kemi asnjë vatër ose lokalitet të përfshirë nga zjarret, por policia apelon te qytetarët të kenë kujdes në përhapjen e zjarreve, të mos i djegin hapësirat fushore dhe pyjet. Policia do të jetë e pakompromis ndaj të gjithë atyre që me qëllim shkaktojnë zjarrvënie. Do të ndjekë penalisht të gjithë personat/individët që shkaktojnë zjarrvënie të qëllimshme ose si pasojë e neglizhencës së tyre ndodhin zjarret”, thuhet tutje në komunikatë. /Zëri