Ndërrohen pajisjet e sallës plenare të Kuvendit të Kosovës
Aktuale
July 15, 2024 - 13:33
Tashmë janë ndryshuar pajisjet e sallës plenare të Kuvendit të Kosovës.
Këtë e bëri të ditur Ilir Kërçeli, shef i stafit të kabinetit të kryetari të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
“Pas 21 vitesh po ndërrohen pajisjet e sallës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kërçeli në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, derisa ka shpërndarë fotografi të sallës. /Zëri