Lajçaku shkruan edhe njëherë për vizitën në Londër: Ballkani lartë në listën e bashkëpuninimit BE-Mbretëri e Bashkuar
I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se është inkurajuese të shohësh Ballkanin Perëndimor lart në listën e BE-Mbretëri e Bashkuar, në kuadër të bashkëpunimit.
Ai tha se gjatë qëndrimit në Londër pati biseda të thella me “ambasadorët vendas, komunitetin e grupeve të ekspertëve dhe zyrtarë qeveritarë rreth zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë”.
“Është inkurajuese të shohësh Ballkanin Perëndimor lart në listën e BE-Mbretëri e Bashkuar në fusha të bashkëpunimit të qeverisë së re. Mezi pres të punojmë së bashku’, është shprehur ai.
Had a very useful visit to London earlier this week to discuss the developments in the Western Balkans and the priorities of the new government vis-à-vis the region. Looking forward to ë cooperation and joint efforts in the region. pic.twitter.com/e43il23D8t
— Miroslav Lajëák (@MiroslavLajcak) July 11, 2024