“Pashë një përkushtim nga ana e tij”, Osmani tregon çka bisedoi me presidentin francez

“Pashë një përkushtim nga ana e tij”, Osmani tregon çka bisedoi me presidentin francez

Aktuale July 12, 2024 - 20:16

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar detaje nga biseda me homologun nga Franca, Emmanuel Macron, të cilin e takoi në margjinat e Samitit të NATO-s në Washington D.C.

Osmani ka bërë të ditur se kanë diskutuar për rrugën euroatlantike të Kosovës, duke përfshirë edhe çështjet që lidhen me Këshillin e Evropës.

Ajo ka treguar se ia ka theksuar presidentit francez rëndësinë e kësaj organizate për liritë dhe të drejtat e njeriut për qytetarët e Kosovës.

“Kemi pasur një diskutim shumë të mirë. Për rrugëtim euroatlantik të Kosovës, duke përfshirë çështje që kanë të bëjnë me Këshillin e Evropës. Ku kisha mundësinë deri në detaje të diskutoj rëndësinë që e ka kjo organizatë për lirin dhe të drejtat e njeriut, për qytetarët tanë. Po ashtu kemi biseduar për reformat e brendshme që i ndërmerr Kosova, në fushën e sundim të ligji, ekonomisë dhe fusha të tjera”, ka thënë Osmani, për “FIVE” të RTV Dukagjini.

Sipas Osmanit, presidenti Macron shfaqi një interes të madh për këto çështje dhe ka shprehur përkushtimin e tij për të mbështetur Kosovën.

“Kishte një interesim të madh te presidentit Macron të dëgjojë për të gjithë këto gjëra. Pash një përkushtim nga ana e tij që ta përkrahë Kosovën. Njëkohësisht ne do të kemi një takim të radhës pas disa ditësh në kuadër të Samiti IPSI, ku jam e ftuar ta përfaqësoj Kosovë. Do të mbahet në Britaninë e Madhe. Do të vazhdojnë diskutimet me liderët evropianë. Përveç me presidentin Macron kisha diskutime me kryeministrin e Kanadasë, Luksemburgut, kryeministre e Estonisë dhe kryeministra dhe presidentë të shumë shteteve të tjera”, ka thënë ndër të tjera Osmani. /Dukagjini/