Rajoni i Prizrenit nga regjistrimi i popullsisë me afër 230 mijë banorë, Komuna e Prizrenit mbi 147 mijë banorë
Foto: Laura Hasani

Rajoni i Prizrenit nga regjistrimi i popullsisë me afër 230 mijë banorë, Komuna e Prizrenit mbi 147 mijë banorë

Aktuale July 12, 2024 - 12:28

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), të premten, ka publikuar rezultatet preliminare të regjistrimit të popullsisë për vitin 2024, duke përfshirë edhe ato në nivel komunash.

Sipas të dhënave fillestare të ASK-së, katër komunat e rajonit të Prizrenit së bashku kanë afër 230 mijë banorë, me ç’rast Komuna e Prizrenit dallohet me numrin më të madh të popullsisë dhe atë me dallim të madh nga komunat e kësaj ane.

Bazuar në këto të dhëna, Komuna e Prizrenit ka mbi 147 mijë banorë. Ndërsa Komuna e Suharekës ka afër 46 mijë banorë. Komuna e Dragashit ka afër 29 mijë banorë dhe Komuna e Mamushës ka më pak se 6 mijë banorë.

Të dhënat preliminare të publikuara nga ASK-ja për numrin e banorëve në komunat e rajonit të Prizrenit, janë si vijon:

Prizreni: 147,428 banorë

Suhareka: 45,713 banorë

Dragashi: 28,908 banorë

Mamusha: 5,615 banorë

Numri total i banorëve në Kosovë është 1,586,659 banorë. /telegrafi