PIPS: Viti 2023 sfidues për MPJD-në, shkak i dialogut Kosovë - Serbi

PIPS: Viti 2023 sfidues për MPJD-në, shkak i dialogut Kosovë - Serbi

Aktuale July 12, 2024 - 10:49

Tensionet në veri, acarimi i raporteve me aleatët ndërkombëtarë e sanksionet e BE-së janë si rezultat i mungesës së dialogut të mirëfilltë Kosovë - Serbi.

Kështu u tha në raportin vjetor “Vjetari i Politikës së Jashtme (2023)”, i publikuar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS).

Aty u tha se qëllimi i këtij raporti është të dokumentojë të arriturat, sfidat dhe objektivat strategjike të Kosovës në lidhje me politikën e jashtme.

Jon Krasniqi, menaxheri i projektit, tha se ky raport del çdo vit, kësaj radhe ka ofruar një analizë përgjatë vitit 2023 deri më 15 shkurt 2024.

Të dhënat përfshijnë deklaratat e Qeverisë, angazhimet që i kanë bërë në politikën e jashtme

“Raporti tregon se ky ka qenë viti më sfidues në politikën e jashtme të Kosovës. Kjo si rast të një procesi apo një shqetësimi që e ka pas Kosova gjatë vitit 2023 në dialogun Kosovë-Serbi, masat sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian gjithashtu edhe disa nga SHBA-ja, tensionet apo incidentet që ndodhen në veri e deri tek sulmi në Banjskë që pastaj u ndërthurën me procesin e dialogut”.

“Integrimi atlantik, moslëvizja e Kosovës për anëtarësim në BE, liberalizimi i vizave proces zvarritës, megjithatë sukses i politikës së jashtme. Rritje e numrit të pjesëtarëve të KFOR-it, anulimi i aktiviteteve të ‘Defender Europe ’23’ që lidhet me raportet me NATO-n. Performanca e MPJD-së, 403 takime 50 konsultime politike në vende të ndryshme, konferenca angazhime me shtetet e QUINT-it dhe BE-ja”, ka thënë ai. /eo