Osmani me ftesë të Bidenit përfaqësoi Kosovën në aktivitetin përmbyllës të Samitit të NATO-s në Washington

Osmani me ftesë të Bidenit përfaqësoi Kosovën në aktivitetin përmbyllës të Samitit të NATO-s në Washington

Aktuale July 12, 2024 - 09:20

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit amerikan Joe Biden përfaqësoi Kosovën në aktivitetin përmbyllës të Samitit të NATO-s, në Washington D.C.

Osmani me ftesë të presidentit të SHBA-së Joe Biden ka përfaqësuar Kosovën në aktivitetin përmbyllës të Samitit të NATO-s në Washington D.C.

Pjesëmarrjen në këtë aktivitet të Samitit të NATO-s presidentja Osmani e ka vlerësuar të një rëndësie të veçantë për shtetin e Kosovës.

“Është hera e parë në histori që Kosova përfshihet në një Samit të aleancës së shpresës dhe për këtë u jam mirënjohëse personalisht presidentit Biden dhe SHBA-së”, ka theksuar presidentja Osmani.

Iniciativa “Compact Ukraine”, si aktivitet përmbyllës i Samitit të NATO-s, është pjesë e përkushtimit të NATO-s dhe partnerëve të saj për sigurinë afatgjate të Ukrainës. Kjo iniciativë e NATO-s krijon një arkitekturë gjithëpërfshirëse të sigurisë për t`i forcuar kapacitetet mbrojtëse të Ukrainës.

Në përfundim të Samitit, presidentja Osmani ka biseduar me presidentin Biden, të cilin e ka falënderuar për kontributin dhe përkushtimin e tij ndaj Kosovës, si dhe ka pasur mundësi të diskutojë edhe me liderë të tjerë nga disa shtete të botës.