Moti sot me diell dhe temperatura deri në 37 gradë
Foto: Laura Hasani

Moti sot me diell dhe temperatura deri në 37 gradë

Aktuale July 12, 2024 - 07:41

Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell.

IHMK-ja njofton se vazhdojnë të mbizotërojnë temperaturat e larta, ku ato minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-37 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-4m/s.

Indeksi UV do të jetë shumë i lartë, prandaj duhet kujdes në kontaktin direkt me rrezet e diellit.

Personat me sëmundje kronike t’u shmangen këtyre rrezeve, ose të bartin masa mbrojtëse, syze kapelë, rroba me ngjyrë të lehta.

IHMK-ja bën apel për kujdes të veçantë edhe pjesëmarrësve në komunikacion, sepse ky mot me vapë shkakton shqetësime, dobëson reflekset e ngasjes, gjithashtu në raste të veçanta mund të humbin edhe kontrollin.

Konsumimi i shpeshtë i ujit të freskët është i këshillueshëm.