Miratimi i Projektligjit për KPM-në, Kusari: Ditë e errët për demokracinë dhe lirinë e medias
Foto: Laura Hasani

Miratimi i Projektligjit për KPM-në, Kusari: Ditë e errët për demokracinë dhe lirinë e medias

Aktuale July 11, 2024 - 14:57

Me 59 vota për, dy abstenime e asnjë kundër, deputetët e Kuvendit e kanë miratuar projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM).

Për këtë reaguar juristja e mediave, Flutura Kusari, e cila ka kritikuar partinë në pushtet Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas saj, ky ligj cenonin demokracinë, lirinë e shprehjes dhe të mediave në vend.

“LVV-ja e aprovoi me 61 vota projektligjin antievropian për Komisionin e Pavarur për Media. Sot është ditë e errët për demokracinë dhe lirinë e shprehjes dhe të medias në Kosovë”, shkroi Kusari në Facebook.

Ky projektligj është kundërshtuar nga shumica e organizatave ndërkombëtare që merren me lirinë e medias.

Po ashtu, Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhjen për mosinkorporimin, rekomandimet në tri projektligje vendimtare, atë për zyrtarët publikë, Komisionin e Pavarur për Media dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës.