Kuvendi kalon Projektligjin për Këshillin Prokurorial
Aktuale
July 11, 2024 - 14:18
Me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Po ashtu deputetët me 61 vota për votuan 19 amendamentet e propozuara nga komisioni funksional.
Në këtë votim kanë marrë pjesë vetëm deputetët e pushtetit.