Kusari-Lila tenton ta bindë deputetin Shabani të votojë në linjë me shumicën

Kusari-Lila tenton ta bindë deputetin Shabani të votojë në linjë me shumicën

Aktuale July 11, 2024 - 14:17

Gjatë votimit të Projektligjit për letërnjoftimin, në momentin kur në votim u hodhën 13 amendamentet e mbështetura nga komisioni funksional për këtë projektligj, në votim nuk mori pjesë deputeti nga radhët e komunitetit boshnjak, Bahrim Shabani.

Kryetarja e Grupit Parlamentar të mazhorancës, Mimoza Kusari-Lila, provoi ta bindë Shabanin që të votojë për.

Në ndihmë Kusari-Lilës i erdhi edhe deputeti, Dimal Basha.

Përkundër insistimit të tyre, Shabani bashkë me tre deputetë të tjerë abstenuan.

Duke qenë së në votim morën pjesë 61 deputetë, projektligji kaloi.

Image