Rohde kujton viktimat e gjenocidit në Srebrenicë, që ndodhi 29 vjet më parë
Foto: Anadolu Agency

Rohde kujton viktimat e gjenocidit në Srebrenicë, që ndodhi 29 vjet më parë

Aktuale July 11, 2024 - 13:27

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka kujtuar viktimat e gjenocidit, që ndodhi 29 vjet më parë në Srebrenicë të Bosnjë e Hercegovinës.

“Mijëra persona u vranë thjesht sepse ishin myslimanë boshnjakë”.

“Shumë plagë janë ende të hapura, Bosnjë dhe Hercegovina vazhdon të kërkojë pajtim. Kujtimi i tyre është një kujtesë për ne”, shkroi Rohde në platformën X.