Lidhjet e Serbisë me Kinën, Petkoviqi e Simiqi po vizitojnë Pekinin

Lidhjet e Serbisë me Kinën, Petkoviqi e Simiqi po vizitojnë Pekinin

Aktuale July 11, 2024 - 13:25

Serbia është shteti kryesor në rajon që vazhdon të jetë vegël e shtrirjes së ndikimit rus dhe kinez.

Vuçiqi, pavarësisht agresionit të Vladimir Putinit në Ukrainë, vazhdon të mos i vendosë sanksione Rusisë, ndërkohë që bashkëpunimi me Kinën vazhdon.

Kreu i ekipit negociator të Serbisë, Petar Petkoviq, të cilin e shohim në Bruksel kur aranzhohen takime në kuadër të dialogut, i shoqëruar edhe nga politikani serb i Kosovës, Igor Simiq, po qëndrojnë për një vizitë në Kinë. Simiqi ka publikuar disa fotografi nga kryeqyteti kinez.