Osmani në Washington, diskuton për paqen dhe sigurinë me kryeministren e Danimarkës

Osmani në Washington, diskuton për paqen dhe sigurinë me kryeministren e Danimarkës

Aktuale July 11, 2024 - 13:15

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, gjatë margjinave të Samitit të NATO-s.

Osmani, që po qëndron në Washington, tha se me të patën diskutime rreth qëllimeve të përbashkëta në mbrojtje të paqes dhe sigurisë.

“Me kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, diskutime në margjina të Samitit të NATO-s në Washington D.C., për qëllimet tona të përbashkëta në mbrojtje të paqes e sigurisë në kontinentin tonë”, shkroi Osmani.