Nuk u përkrahën mocionet e tyre, opozita lëshon seancën plenare

Nuk u përkrahën mocionet e tyre, opozita lëshon seancën plenare

Aktuale July 11, 2024 - 12:13

Deputetët e partive opozitare kanë lëshuar seancën plenare, pas mos përkrahjes nga deputetë të LVV-së të dy mocioneve të propozuara nga PDK-ja.

PDK-ja propozoi mocion për largimin e tri projektligjeve nga rendi i ditës, Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, për Komisionin e Pavarur të Mediave dhe atë për zyrtarët publikë, pasi sipas tyre këto projektligje kanë përmbajte antikushtetuese.

Image

Po ashtu nga PDK-ja u propozuan mocionin që si pikë e parë e rendit të ditës të diskutohet për tri arratisjet e fundit nga burgjet e shtetit. Ata kërkuan që dikush të japë përgjegjësi për këto ikje të të burgosurve.

Të dyja këto mocione nuk u përkrahen nga deputetët e LVV-së, e për këtë deputetët e PDK-së, LDK-së e AAK-së e lëshuan seancën.

Ndërkaq, me praninë e pozitës seanca po vazhdon me rendin e ditës që është planifikuar.

Image