Rama tërheq vëmendjen me atletet e bardha në Samitin e NATO-s, merr edhe “aprovimin” nga Macroni

Rama tërheq vëmendjen me atletet e bardha në Samitin e NATO-s, merr edhe “aprovimin” nga Macroni

Aktuale July 11, 2024 - 10:35

Jehona e atleteve të kryeministrit shqiptar Edi Rama në samitet e NATO-s vijon edhe në Samitin e Uashingtonit.

Duket se Rama e ka kthyer në rutinë veshjen e atleteve të bardha me kostum në takimet me liderët e NATO-s. Një detaj që gjithmonë nuk i shpëton opinionit publik dhe medias vendase dhe ndërkombëtare.

Mënyra e veçantë e prezantimit të Ramës dhe veshja aspak protokollare e tij u shfaq sërish. Atletet e bardha të kryeministrit kanë bërë sërish xhiro në rrjete sociale.

Image

Në një video që qarkullon në media duket se atletet e Ramës nuk i kanë shpëtuar vëmendjes edhe nga presidenti francez Emanuel Macron, i cili nuk ka hezituar që t'i japë një shenjë “aprovimi” sapo e ka parë kryeministrin shqiptar.